Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që sezoni i ri i ETC Superligës të fillojë më 5 tetor. Ky vendim është mbajtur pas mbledhjes së Bordit të FBK-së, të mbajtur të enjten. Ndërkohë, shtëpia e basketbollit kosovar ka njoftuar se shorti për edicionin e ri do të hidhet të premten (nesër) nga ora 12:00, në zyrat e FBK-së.
Ndërkohë, Bordi konstatoi edhe një herë se KB Vëllaznimi, duke mos qenë në gjendje t’i përmbushë obligimet ndaj FBK-së dhe duke mos pasur palestër në dispozicion dhe mungesë të kushteve për garim korrekt në Superligë, tërhiqet nga garimi në Superligë, dhe kjo e fundit në sezonin 2013/14 do t’i ketë 8 ekipe: Peja, Sigal Prishtina, Bashkimi, RTV21, Trepça, Drita, Besa e Kastrioti.
Bordi miratoi propozimin që turneu final i Kupës së Kosovës të organizohet në fundjavën para fillimit të ciklit të fundit të sezonit të rregullt (xhiroja e 22-të).
Po ashtu, u mor vendimi që afati i fundit për ndërrim të lojtarëve në ekipe të jetë 72 orë para fillimit të ciklit të fundit të sezonit të rregullt (xhiroja 22).
Bordi miratoi propozim – ndryshimet e Propozicioneve të Garave për sezonin 2013/14, përfshi ndryshimin e modelit të topave (Superliga dhe Liga e Parë e meshkujve do t’i zhvillojnë ndeshjet me topa të markës Spalding tipi TF – 1000).
Bordi i FBK-së miratoi marrëveshjen për partneritet me kompaninë IPKO, ndërsa u emërua edhe Këshilli Profesional në përbërje: Bekim Maxhuni – kryetar, Shkëlzen Fetiu, Arben Polloshka, Arianit Shala dhe Elvira Dushku – anëtarë.
Nëprill të vitit 2014 në Suharekë do të organizohet ALL STAR ndeshja, memoriali Isuf Lumi, për nder të ish kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të FBK-së, Isuf Lumi. /Express/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGuardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
Chelsea me lëvizje të papritur ndaj Mudryk
Barcelona po e transferon Joshua Kimmichin me parametra zero?
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Trent Alexander-Arnold
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër