Afrim Tovërlani e ka përmbledhur me ‘marri për futbollin kosovar’, sulmin e djeshëm ndaj tij gjatë ndeshjes Trepça – Prishtina.
Trajneri prishtinas i ka këshilluar mitrovicasit të ‘shesin’ trimëri diku tjetër, ndërsa ka fajësuar organizatorin e ndeshjes dhe Federatën, për këtë incident. Ai kërkon të ndërmerren masa, në të kundërtën thotë se në të ardhmen mund të ketë edhe viktima. ‘Toki’ e pranon se për një moment mendoi të tërhiqej përfundimisht nga futbolli kosovar.
Afrim Tovërlani ka rrëfyer për tmerrin që e pësoi në Mitrovicë dje gjatë ndeshjes Trepça – Prishtina, ku u qëllua me një kanaçe në kokë, duke përfunduar në tokë për disa minuta, derisa e rimori veten.
Trajneri prishtinas e konsideron këtë një gjest të turpshëm për të gjithë qytetin e Mitrovicës. Ai kërkoi që të ndërmerren masa, pasi, sipas tij, në të ardhmen mund të ketë edhe viktima, si rezultat i huliganizmit në sportin kosovar.
“Me t’u futur në fushë, kanë filluar fyerjet ndaj nesh dhe hedhja e gurëve. Nuk kemi pasur kurrfarë kushte në këtë takim. Kjo nuk ka lidhje me futboll. Kjo është marria e futbollit kosovar. Mitrovica e ka humbur kuptimin e futbollit. Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodh dikujt tjetër. Kur të ketë viktima, është vonë që të intervenohet”, është shprehur fillimisht ‘Toki’, në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten.
“Në ndeshjen e djeshme asgjë nuk ishte në rregull. Vëzhguesi, gjyqtarët dhe policia, të gjithë erdhën me vonesë. Mendoj se prapa të gjithë këtyre ekseseve që ndodhin, përgjegjës janë kryesitë e klubeve, si organizatorë, dhe Federata”, vijoi ai.
Trajneri i trofeshëm kosovar thotë se mitrovicasit më mirë do të vepronin që të ‘shesin’ trimëri diku tjetër, sesa të shkaktojnë probleme nëpër stadiume, ndërsa konsideroi se në këtë qytet nuk është duke u zhvilluar sporti si duhet.
“I kanë 10 metra larg (serbët) dhe le të shkojnë të shesin trimëri atje, e jo me bashkëkombës të tyre. Ose ose, trimat le të shkojnë në Siri. Kjo është një marri”, vazhdoi Tovërlani, i cili e pranoi se për një moment kishte menduar të hiqte dorë përfundimisht nga futbolli kosovar.
Ish futbollisti kosovar i ka rënë pishman që nuk e tërhoqi ekipin, për të mos e vazhduar ndeshjen. Sipas tij, kreu i Federatës, Fadil Vokrri, ka urdhëruar që ndeshja të vazhdonte.
Tovërlani deklaron se kjo nuk është hera e parë që sulmohet në mënyrë të tillë në Mitrovicë. Ai kërcënon që Prishtina mund të sillet me të njëjtën monedhë me disa klube të caktuara.
Ndër të tjera, trajneri i bardh e kaltërve tregoi se është duke e përgatitur një material, për t’ia dërguar UEFA-s dhe FIFA-s, për t’iu treguar atyre se sa larg është futbolli kosovar, i cili për momentin nuk e meriton të jetë pjesë e këtyre dy institucioneve të futbollit.
Ai zotohet se kurrë nuk e ka provokuar askënd, duke thënë se të gjitha klubet mbajnë inat me klubin e Prishtinës, e jo me individë. Ai ankohet se nuk kishte kushte për ta udhëhequr skuadrën, pasi u fye dhe u sulmua me gjësende sa herë që doli nga banka.
Tovërlani shpreson që Komisionet e FFK-së të sjellin vendime të ashpra ndaj ‘Xehetarëve’, edhe pse është paksa pesimist, duke u bazuar nga e kaluara.
Vetëm një ditë më parë, shtëpia e futbollit kosovar vlerësoi se gjithçka po shkonte në rregull këtë sezon. Por, rasti i fundit me ‘Tokin’ e prishi gjithë atë bindje që ishte ndërtuar në xhirot e para. Tash, topi është te Federata.
Trepça: Tovërlani inskenoi, s’kishte asgjë
Ndërkohë, kryesia e Trepçës është mbledhur të mërkurën mbrëma për të diskutuar rreth rastit që ndodhi në stadiumin ‘Riza Lushta’, duke e dënuar incidentin.
“Arsyeja kryesore pse ne si kryesi dalim me këtë kumtesë është informimi jo i drejtë dhe tendencioz për rastin e “lëndimit” të trajnerit të Prishtinës, Afrim Tovërlani. Së pari, ne si kryesi e Klubit i gjykojmë, nuk i përkrahim sjelljet jo të mira, sharjet, ofendimet e anuesve të drejtuara ndaj ekipeve kundërshtare. E vërteta qëndron në faktin se kemi të bëjmë me një inskenim perfid, jonjerëzor, jopedagogjik të një njeriu rrenacak, i cili veten e quan trajner, pedagog dhe ish sportist. Në atë moment ka qenë e hedhur (edhe pse në asnjë xhirim TV nuk shihet) një kanaçe e “Red Bullit” e zbrazët nga pjesa e publikut dhe e ka prekur trajnerin”, fillon njoftimi i mitrovicasve.
“Mirëpo, çka ndodh. Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani hidhet në tokë sikurse ta kishte goditur ndonjë bombe apo rrufe, dhe të gjithë ne u frikësuam në fillim për diçka serioze. Të parët janë afruar mjekët e dy ekipeve. Absolutisht nuk ka pasur asnjë shenjë, gërvishtje e as më të voglin lëndim, por mjeku i Prishtinës më pas nxori nga çanta një shishe të vogël me jod me ngjyrë të kuqe”, shkruajnë mitrovicasit.
‘Xehetarët’ shtojnë se i kanë ofruar Tovërlanit që ta qojnë në qendër të shëndetit për kontrollim më të detajuar, por që pala prishtinase nuk ka pranuar. “Nuk kanë pranuar të bëhet verifikimi, sepse e kanë ditur se ka qenë një inskenim i kulluar. Me përgjegjësi të plotë morale, njerëzore e themi se nuk ka qenë i lënduar aspak. Ky ishte një skenar perfid jocivilizues i përgatitur, dhe qëllimi ka qenë të ndërpritet ndeshja dhe të fitohet me rezultat zyrtar”, përfundon komunikata e Trepçës. /Express/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPaul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër