LAJMI I FUNDIT:

Drita e shijoi fitoren e dytë

Drita e shijoi fitoren e dytë

Drita e ka shijuar fitoren e dytë të sezonit, duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 4-2, në ndeshjen e fundit të xhiros së shtatë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit e kryen punën në pjesën e parë, kur i shënuan të gjithë golat. Leutrim Pajaziti realizoi ‘hat-trick’, kurse një tjetër e shtoi Shqipërim Kelmendi.

Në anën tjetër, ‘Xehetarët’ ia dolën të shënonin dy herë në pjesën e dytë me anë të sulmuesit Kastriot Rexha, por kjo ishte gjithçka që mund të bënin, pasi humbjen e kishin pothuajse të garantuar.

Ky ishte debutim i shkëlqyeshëm i trajnerit Milaim Zuzaku, i cili së fundmi e zëvendësoi Musa Selimin e shkarkuar. /Express/Telegrafi/