LAJMI I FUNDIT:

Isufi vazhdon punën, Hajvalia (nuk) ka telashe

Isufi vazhdon punën, Hajvalia (nuk) ka telashe

Zërat e fundit se skuadra e Hajvalisë po kalon nëpër telashe organizative, të cilave iu bashkëngjitën së fundmi edhe suspendimet e disa futbollistëve dhe se trajneri i saj Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje, i ka mohuar drejtori i rikthyer në Hajvali, Ali Ajeti. Ai ka thënë se klubi ka pasur disa çalime në organizim, por gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

“Unë edhe zyrtarisht jam rikthyer në postin që kam pasur. Jam me të gjitha kompetencat që kam pasur, kështu që më sinqeritet ju them se tekniku Bekim Isufi as nuk ka dhënë dorëheqje as nuk është shkarkuar”, ka thënë Ajeti, duke shtuar se këto gjëra nuk janë as në plan të kryesisë.

“Unë kam pasur një takim edhe me Bekim Isufin edhe me pjesën tjetër të kryesisë dhe as që është diskutuar për dorëheqje e as për shkarkim. Trajneri vazhdon punën. Ne kemi besim të plotë në punën e tij dhe ai e ka mbështetjen tonë. Nuk është asgjë tragjike pse kemi vetëm 5 pikë. Ndeshje ka plot dhe ne shpejt do të rikthehemi aty ku e kemi vendin”, tha Ajeti, duke shtuar se klubit i duhet një riorganizim më i mirë i brendshëm dhe pas kësaj do të normalizohet gjithçka.

“Klubi do të ketë një riorganizim të brendshëm, në ato pikat kyç ku unë mendoj se ka çaluar gjatë kohës sa nuk kam qenë në klub. Pas kësaj klubi do të normalizohet dhe asnjë problem nuk do të ketë”, shtoi drejtori, duke njoftuar se edhe problemet e fundit të shfaqura me lojtarë, sidomos ai me Qëndrim Sejdiun janë zgjidhur.


“Jo jo nuk ka asnjë telashe. Ata futbollistë që kanë qenë të suspenduar janë kthyer, sot (e hënë) janë duke stërvitur. Unë isha i vizitova stërvitjet dhe gjithçka është normale. Kam biseduar edhe me lojtarë dhe është sqaruar situata”, përfundoi Ajeti.
Sido që të jetë, duhet thënë se klubi megjithatë nuk është në pozitën si ishte përpara. Kjo pasi që mësohet se njëri nga tre donatorët e ekipit është larguar dhe nuk do të jetë më investitor në klub. Bëhet fjalë për Hamdi Mehmedin, i cili ka dhënë dorëheqje nga klubi dhe më nuk është pjesë e tij. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

La Liga
“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori