LAJMI I FUNDIT:

Rehhagel: Nuk e di që nuk jeni të pranuar ndërkombëtarisht

Rehhagel: Nuk e di që nuk jeni të pranuar ndërkombëtarisht

Trajneri gjerman, Otto Rehhagel, me ftesë të KFOR-it gjerman është duke e vizituar Kosovën. Ai ka dy ditë që është duke qëndruar në Prizren, ndërsa sot do të vizitojë edhe Mitrovicën për t’u larguar ditën e martë në Gjermani. “Po mahnitem me bukuritë natyrore të këtij vendi. Do t’u sugjeroj shumë njerëzve që në të ardhmen ta vizitojnë Kosovën. Ky vend është shumë i mirë për turizëm”, ka thënë Rehhagel.

Ai dje pas një kohë bukur të gjatë është ulur në bankinën e trajnerit, për ta drejtuar kontingjentin gjerman të KFOR-it në ndeshjen ndaj skuadrës së Lirisë, e cila u zhvillua në stadiumin ndihmës “Përparim Thaçi”, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

“E pranoj që ekipi i Lirisë ishte më i mirë dhe luajti më mirë se ne, por barazimi është i kënaqshëm”, tha kampioni evropian me Greqinë në vitin 2004, i cili njëherësh njihet si trajner historik në këtë vend. Padyshim, prania e tij ka merituar një pritje shumë më të mirë, sigurisht ishte vetë KFOR-i ai që e ka menaxhuar vizitën e tij, dhe nuk ka dashur të bëjë shumë publike, megjithatë zhvillimi i asaj ndeshje në atë fushë jashtëzakonisht të keqe nuk ishte gjë e mirë. Rehhagel më pas ka gjetur kohë të paraqitet edhe para mediave duke shpalosur paksa historinë e tij që kishte me shqiptarë.

“Nuk njoh shumë futbollistë shqiptarë. Gjithsesi e njoh Igli Tarën kundër të cilit kam luajtur në Shqipëri si trajner i Greqisë”, tha Rehhagel, mirëpo kur i përmendëm Shaqirin e Xhakan që luajnë në Gjermani, ai menjëherë reagoi. “Oh po ata i njoh shumë mirë. Xhaka luan me Mounchegladbach ndërsa Shaqiri në Bayern Munchen, e di dhe bëhet fjalë për lojtarë të mirë”, shtoi gjermani, i cili në Kosovë ishte për herë të parë dhe ishin gazetarët ata që i përkujtuan se ky vend është i izoluar dhe nuk ka drejtë garimi në arenën ndërkombëtare.


“Jo, unë këtë nuk e di. Më thoni ju pse nuk jeni të pranuar, kjo nuk është korrekte. Sikur në botë të kishte vetëm muzikë dhe futboll, kurrë luftë nuk do të kishte”, tha Rehhagel. Gjermanit i është kujtuar edhe humbja në vitin 2004 që pësoi në Tiranë, atë kohë Greqia luante si kampion i Shqipërisë. “Haahaaa…. po më kujtohet mirë ajo ndeshje. Ishte një humbje e hidhur dhe nuk e harroj dot”, tha tekniku gjerman. Ai ka refuzuar mundësinë që një ditë ta udhëheqë kombëtaren shqiptare apo çfarëdo kombëtare tjetër.

“Aktualisht po ndihmoj vetëm në futbollin e personave me aftësi të kufizuara. Nuk jam i kyçur askund dhe do të kthehesha në bankinë vetëm nëse më vjen ndonjë ofertë nga Barcelona ose Real Madrid, asnjë klub tjetër nuk do ta pranoja”, tha Oto Rehhagel. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Premier League
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Man City publikon listën e re për Ligën e Kampionëve – shton tri transferimet e reja, përshihet edhe Rodri

Man City publikon listën e re për Ligën e Kampionëve – shton tri transferimet e reja, përshihet edhe Rodri

Liga e Kampionëve
Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

La Liga
Kalo në kategori