LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 kërkon këndelljen

Trepça ’89 kërkon këndelljen

Trepça ’89 do ta kërkojë këndelljen sot, në ndeshje me Besën, në kuadër të xhiros së gjashtë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra mitrovicase ka grumbulluar vetëm 7 pikë në pesë ndeshjet e para dhe kjo bëri që trajneri Gani Sejdiu të jepte dorëheqje.

Tash, të udhëhequr nga trajneri i ri, Arsim Abazi, ‘Xehetarët’ do të tentojnë të dalin nga kjo krizë e vogël e rezultateve, për ta ndjekur kreun e tabelës, i cili ishte synim i tyre që nga fillimi i sezonit.

Raiffeisen Superliga – E diel


Trepça ’89 – Besa

Hysi – Drita

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 16:00. /Express/Telegrafi/