LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e treta në Evropian

Krasniqi e treta në Evropian

Distria Krasniqi e ka vazhduar serinë e sukseseve të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare. Xhudistja e re pejane është stolisur me medalje të bronztë në kampionatin për juniorë, i cili është duke u mbajtur në Sarajevë të Bosnjës. Krasniqi ka dalë e treta në kategorinë deri në 52 kilogram, duke e mposhtur në luftë për këtë pozitë Zarina Babinan.

Me herët ajo mposhti sllovaken Andrea Krisandova, gjermanen Ines Beischmidt, ndërsa u mposht nga rumunia, Alexandra Larisa Florian në gjysmëfinale.

“Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në emër të IJF-së. Trajneri i saj, Driton Kuka duket se është vërtetë trajner i suksesshëm. Krasniqi u përkrah edhe nga kampionia e botës, Majlinda Kelmendi , e cila përcolli garën nga tribunat”, thuhet në raportin zyrtar të IJF nga ky evropian.

Përveq trajnerit Driton Kuka, Distria drejt këtij suksesi u përkrahë edhe nga vetë kampionia e botës, Majlinda Kelmendi. Leutrime Krasniqi (57 kg) është garuesja tjetër kosovare që merr pjesë në këtë evropian. /Zëri/Telegrafi/