LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshje moslojë për Miftarin

Dy ndeshje moslojë për Miftarin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i udhëhequr nga kryetari Dukagjin Zefi dhe anëtarët Luan Salihu e Avni Shala, e ka mbajtur të enjten mbledhjen e vetë të radhës, ku ka marrë disa vendime nga xhiroja e fundit e zhvilluar në futbollin kosovar.

Futbollisti i Prishtinës, Sead Miftari është dënuar me dy ndeshje moslojë në ndeshje zyrtare, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshje me Dritën, ku bëri ndërhyrje të palejuar si lojtar fundor.

Ndërkaq, KD i FFK-së mori edhe vendime të tjera, duke shqiptuar dënime dhe duke ua tërhequr vërejtjen akterëve në Ligën e Parë të Kosovës. /Express/Telegrafi/