LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kaçe nuk e meriton fanellën e Kombëtares

Haxhiu: Kaçe nuk e meriton fanellën e Kombëtares

Përveç Greqisë, çështja e Ergys Kaçes ka zgjuar reagime edhe në Kosovë. Nënkryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bekim Haxhiut, i ka mbetur hatri në mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili ka thënë se po ta dinte se çfarë domethënie ka pasur fanella me emblemën e UÇK-së nuk do ta vishte.

Sipas Haxhiut, kjo deklaratë është fyese për të gjithë shqiptarët, dhe se Kaçe nuk e meriton t’i përfaqësoj ata në e Kombëtaren shqiptare.

Ergys Kaçe, anëtari i ekipit grek PAOK, para disa dite ka veshur një fanellë me emblemën e UÇK-së, derisa ka zgjuar reagime në Serbi dhe Greqi.

Pas këtyre reagimeve futbollisti ka kërkuar falje edhe është distancuar nga veprimi që ka bërë.


Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e plotë të Bekim Haxhiut, nënkryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Për Ergys Kaçen

Po ju shkruaj, si ish pjesëtar i UÇK-së, dhe nënkryetar i FFK-së. I nderuar Ergys, nëse nuk e keni ditur po ju njoftoj se UÇK ka luftuar kundër një pushtuesi, regjimi kriminal, që ka shkaktuar krime dhe gjenocid kundër shqiptare.

Bashkatdhetarët tuaj ranë në fushën e betejës me emblemën e UÇK-së ne ballë, qe t’i e ke vend në gjoks, do të duhej te ndihesh krenar me ta dhe me emblemën e UÇK-së.

Deklarata e juaj : se po ta dijë nuk do ta vishja ! Është fyese për tërë shqiptaret, andaj ju nuk e meritoni t’i përfaqësoni ata në Kombëtare.

Nëse nuk ua bënë të qartë klubit, tifozëve dhe opinionit mbarë në Greqi se çdo kush që ka gjak shqiptari ndihet krenar me UÇK-në, Adem Jasharin, Skënderbeun e Ismail Qemailin, ti nuk e meriton të i prezantosh shqiptarët në Kombëtare.

Nëse ti nuk ndihesh krenar me historinë e kombit tënd ti nuk e meriton ta prezantosh atë. Federata e Futbollit e Shqipërisë është dashtë që me kohë të reagoj në Federatën e Futbollit Grek dhe ne FIFA për suspendimin e pabazuar te Ergys Kaçes, jo atë ta lënë të vetëm.

Ndërsa, tani kur Ergys Kaçes ka dhëne deklarata justifikuese para komisionit të disiplinës në Greqi ka fyer kombin. Ata që nuk ndihen krenar me emblemën e UÇK-së, nuk mund të ndihen krenar as me fanellën e Kombëtares”. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Formula 1
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Premier League
Kalo në kategori