LAJMI I FUNDIT:

Vokrri takon shoqatën e gazetarëve sportivë

Vokrri takon shoqatën e gazetarëve sportivë

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri kanë zhvilluar sot një takim me Bordin e Shoqatës Profesionistë të Gazetarëve sportivë të Kosovës. Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, si dhe është kërkuar krijimi i kushteve sa më të mira të gazetarëve në terrenet futbollistike.

“Roli io gazetarëve sportivë në zhvillimin e futbollit është shumë i madh. Ju mund të jepni kontribut të madh në ngritjen dhe mënjanimin e dukurive negative në terrenet e futbollit”, iu tha Vokrri, gazetarëve të cilët paraqitën kërkesën që FFK-ja të përdorë autoritetin te klubet që gazetarëve të iu krijojnë kushte sa më të mira në stadium.

Përveç kësaj u diskutua edhe riaktivizim i turneut përkujtimor kushtuar doajenit të gazetarisë sportive Burim Hatipi, i cili ishte dhe futbollist i FV Prishtina. /Zeri/Telegrafi/