LAJMI I FUNDIT:

Vula mbetet në krye të gjyqtarëve

Vula mbetet në krye të gjyqtarëve

Gjyqtari Alban Vula edhe katër vjet mbetet në krye të Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës. Ai mori vota të mjaftueshme në kuvendin e kësaj shoqate, i cili u mbajt dje. Vula mori 15 vota kurse kundërkandidati i tij Lulzim Maloku mori 11 vota.

Pasi falënderoi për besimin e dhënë, Vula propozoi që Bordi të mbetet ai që ishte deri më tash, por që në vend të Florentina Thaçit e Nol Spahisë në Bord të hyjnë Naim Lepaja e Atdhe Goçaj. Anëtari i Bordit të deritashëm Nexhdet Hoxha paraqiti dorëheqje për shkaqe personale dhe në vend të tij u emërua Hektor Grezda.

I pranishëm në këtë kuvend ishte edhe sekretari i ri i përgjithshëm i FBK-së Jeton Nixha, në praninë e të cilit u diskutua edhe për përgatitjet e fillimit të edicionit të ri, seminaret dhe caktimin e komisioneve për teste.

Në fillim të kuvendit Nixha pati vërejtje për shkelje të rregullores, ngase ajo parasheh që pesë gjyqtarë të listës B me mundësi kthimi në listën A të jenë kuvendarë, kurse SHGJBK në këtë listë disponon vetëm katër gjyqtarë. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori