LAJMI I FUNDIT:

Ka apo nuk ka krizë, Hysi është i dyti

Ka apo nuk ka krizë, Hysi është i dyti

Lojtarët ankohen se nuk janë paguar për dy paga, drejtuesit pohojnë se pagesat u janë kryer. Megjithatë ekipi gjendet në vendin e dytë.

Klubi i futbollit, Hysi që nga themelimi i tij konsiderohej ndër skuadrat më serioze dhe më të organizuara në Kosovë, por gjërat për herë nuk “shkojnë vaj”.

Burime të ndryshme pohojnë se ekipi nga Merdara është duke vuajtur nga problemet financiare. Megjithatë kjo nuk është duke u ekspozuar jashtë klubit, e sidomos në kampionatin e ri, kur ky ekip pas 5 xhirove të Raiffeisen Superligës për shumë kënd edhe befasisht gjendet në vendin e dytë.

Një burim brenda klubit konfirmoi për sporti1.com, se lojtarët kanë dy paga e gjysmë pa u paguar, ndërsa mobilizimi në ndeshjen e fundit që e fituan ndaj Trepçës ’89 (2:0) është bërë në saje të gatishmërisë së lojtarëve për të mbrojtur ngjyrat e klubit, deri sa një version është se ata kanë marrë nga një gjysmë page.


“Kemi dy paga e gjysmë pa u paguar, shumica e lojtarëve kanë vetëm këto të ardhura. Në ndeshjen me Trepçën nuk ishim shumë të motivuar, por gjërat shkuan në favorin tonë dhe fituam tri pikë të rëndësishme”, tha një burim brenda klubit.

Krejt ndryshe flet, Bashkim Sadiku drejtor në klub. “Nuk është e vërtetë se ka krizë financiare në klub, obligimet iu kemi kryer lojtarëve. Është kjo një lojë që po luhet nga një medium, por sinqerisht sikur gjërat të jenë ashtu edhe do ta pranonim, sepse po jetojmë në Kosovë dhe çdo kund ka vonesa të pagesave ndërmjet kompanive”, tha Sadiku për sporti1.com.

Megjithatë ai u përqendruar më shumë te suksesi që po shënon klubi këto javët e fundit. “Është e gjithë kjo meritë e angazhimit të lojtarëve dhe stafit teknik. Mund të themi se edhe fati është në anën tonë, por kemi një trajner si Fadil Ademi, i cili ka pasur fatin të punojë me mjaft shumë trajner me eksperiencë”, tha ai. “Skuadra jonë është e përzier me lojtar tashmë me eksperiencë dhe juniorët e klubit që kemi angazhuar. Ne është e vërtetë se nuk kemi fond të madh të lojtarëve sikur Ferizaj, Trepça ’89 apo Llamkos Vushtrria, por gjërat për momentin po shkojnë si duhet dhe shpresoj se kjo forma jonë do të vazhdojë”, tha Sadiku. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori