LAJMI I FUNDIT:

Cartright, përforcimi i fundit i RTV 21

Cartright, përforcimi i fundit i RTV 21

RTV 21, ka prezantuar skuadrën me të cilën do të nis sezonin e ri në një konferencë për media. Përfaqësuesi i ‘Teleboysave’ Leart Hoxha, tha se tashmë Bryce Cartright, është përforcimi i fundit i skuadrës së RTV 21.

“Kemi arritur marrëveshje me Bryce Cartright dhe ky do të jetë përforcimi i fundit i skuadrës sonë”, deklaroi Hoxha. Ai gjithashtu foli edhe për synimet e skuadrës së tij duke thënë se kërkojnë pozitën e katërt.

“Padyshim që synimi ynë është të përfundojmë në vendin e katërt edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë pasi tashmë të gjitha skuadra janë përforcuar dhe do të kërkojnë të hyjnë në katërshe”, përfundoi Hoxha.

Nga ana tjetër, organizatori Cartright, tha se ndjehet si në shtëpinë e tij. “Ambienti është shumë i mirë, jam duke u ndjerë si në shtëpinë time. Unë do të jap maksimumin nga vetja ime, që të ndihmojë skuadrën time të arrijë synimet”, theksoi Cartright. Të kujtojmë se RTV 21, sezonin e kaluar u mposht në gjysmëfinale të ‘play-offit’ nga Peja 2:0 me ndeshje. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori