LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi priti volejbollistin Adriatik Kajtazi

Ministri Krasniqi priti volejbollistin Adriatik Kajtazi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim sportistin kosovar Adriatik Kajtazi, volejbollist i cili luan me përfaqësuesen e Shqipërisë që nga viti 2008 e gjithashtu si volejbollist i suksesshëm luan në klubin Qatar SC në Doha të Katarit.

Ministri Krasniqi e ka përgëzuar volejbollistin Adriatik Kajtazi për sukseset e arritura në këtë sport, por edhe për sukseset e mëhershme kur ka luajtur në Kosovë, në Maqedoni, si dhe duke e përfaqësuar kombëtaren e Shqipërisë.

Ministri Krasniqi ka cilësuar se shembulli i tij në angazhimin dhe motivimin që ka për punën sportive, duhet të ndiqet edhe nga volejbollistë tjerë e kësisoj të avancohen profesionalisht në këtë sport, duke konsideruar se sukseset që arrijnë volejbollistët si Adriatiku, në përgjithësi ndikojnë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë në botë, duke bërë kështu një hap më tutje drejt ndërkombëtarizimit edhe të këtij sporti dhe sporteve tjera që kultivohen në Kosovë.

Ndërsa volejbollisti Adriatik Kajtazi e ka falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen e MKRS-së dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për interesimin e shfaqur për karrierën e tij.


Kajtazi e informoi ministrin Krasniqi hollësisht për sukseset e deritanishme që ka arritur në karrierën e tij si volejbollist dhe për planet e tij të ardhshme.

Adriatik Kajtazi, në nëntor të 2011 e la klubin e Shkëndisë së Tetovës duke nënshkruar kontratë të re me Qatar Sport Club të kryeqytetit të Katarit, Doha. Adriatiku më parë ka qenë volejbollisti i skuadrave kampione, Mabetex-it, Studentit të Tiranës, Pallavollo Luganos, etj. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Ligat tjera
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori