LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Ky Partizan për Evropë, premtoj gola

Krasniqi: Ky Partizan për Evropë, premtoj gola

Ish-mbrojtësi i FC Prishtina dhe aktualisht i Partizanit të Tiranës, Besnik Krasniqi, ka premtuar se do të vazhdojë të tundë rrjetat kundërshtare dhe afrojë ekipin e tij të ri sa më afër Evropës, sezonin që vjen. Këtë instinkt 23 vjeçari e tregoi në miqësoren me Shkëndijën e Tetovës, kur hapi serinë e golave në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ohër.

“Ky është vetëm fillimi, pasi që të njëjtën gjë e kam bërë edhe me Prishtinën. Realisht jam mbrojtës, por e kam edhe instiktin të shënoj. Këtë do të kërkoj ta bëj edhe me Partizanin dhe ta ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivave”, tha Krasniqi, i cili këtë verë u transferua në radhët e Partizanit, së bashku me katër bashkëlojtarë të tjerë nga Prishtina. E sipas tij qëllimi i vetëm i Partizanit këtë sezon është të kapë një vend që mundëson daljen në Evropë.

“Minimumi i Partizanit këtë sezon është të sigurojë një vend në Evropë, pasi që e meriton këtë si klub dhe tifozët që ka, pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të. Në do të bëjmë të pamundurën që t’i gëzojmë ata, e kjo është një përfaqësim në Evropë”, shtoi mbrojtësi prishtinas. Partizani “kosovar” e ka filluar me fitore edicionin e ri futbollsitik në Shqipëri duke mposhtur 2:0 Kastriotin në Krujë, derisa në javën e dytë takohet me Laçin. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori