LAJMI I FUNDIT:

Zekolli: Sigali i denjë për Ligën Ballkanike

Zekolli: Sigali i denjë për Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina dhe Peja nuk do të jetë vetëm pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike (BIBL), por ato do të luajnë një rol të rëndësishëm në debutimin e tyre në një ligë ndërkombëtare, si ekipe përfaqësuese të Kosovës. Ky është mendimi i Ferid Zekollit, njërit prej basketbollistëve më të mirë që ka pasur ndonjëherë basketbolli kosovar.

“E uroj Sigal Prishtinën dhe Pejën për pjesëmarrjen e tyre në Ligën Ballkanike, që është një rast unik për ekipet kosovare”, tha Zekolli i njohur me nofkën “Fesha”.

Vikendin e shkuar Prishtina zhvilloi dy ndeshje miqësore me gjigantin turk, Beshiktashin dhe që të dyja i humbi, por sipas Feshës “bardhekaltrit” me lojën e treguar e kaluan testin dhe treguan se janë të gatshëm për sfidat që e presin në BIBL.

“Me lojën e treguar kundër Beshiktashit, Sigali dha sinjale pozitive pavarësisht humbjes. Nuk duhet marrë si tragjike humbjet nga turqit, pasi që pavarësisht rezultatit prej këndit tim Prishtina ka dalë fituese, me vetë faktin që ka arritur të sjellë një ekip si Beshiktashi, me vlera dhe renome evropiane. Deri më tashti në parketin kosovar nuk ka shkelur asnjëherë një ekip si Beshiktashi”, shtoi Zekolli.


Ish-basketbollisti i shumë ekipeve si në Kosovë, por edhe jashtë saj, shprehet optimist para fillimit të sezonit të ri në Kosovës dhe BIBL, sa i përket ekipit prishtinas. Zekolli është i bindur se Sigali i ka kapacitetet e duhura për t’ia dalë në të dy frontet.

"Jam i njoftuar mjaft mirë për Ligën Ballkanike, në bazë të informacioneve që kam marrë nga mediumet, por edhe nga miqtë dhe kolegët e mi, të cilët kanë marrë pjesë dhe akoma marrin pjesë në këtë ligë. Jam i bindur se Sigal Prishtina do kenë kapacitetin e duhur, për t’ia dalë mbanë dhe për ta përfaqësuar në mënyrë sa më të denjë basketbollin kosovar, duke mos harruar këtu edhe KB Pejën”, tha në vazhdim Zekolli.

“Nuk dyshoj se do të gjejnë forcën që të përballen me ekipet që vijnë nga rajoni dhe arrijnë suksese që do të ngrenë në një nivel më të lartë basketbollin e Kosovës, pasi që Sigali si klub është i angazhuar në këtë drejtim, në mbështetje të një stafi ambicioz”.

E pas vetë thotë Fesha, Sigali do t’i ketë Plisat, që janë të veçantë në historinë e këtij klubi. "Njëra nga përparësitë që mendoj se i ka klubi i Sigalit dhe që do ta ndihmojnë t’ia dalë janë Plisat, të cilët mbase janë njëra prej tifozërive më besnike të basketbollit kosovar. Plisat çdoherë kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Sigalit dhe besoj se do të jenë edhe më tutje”, përfundoi Zekolli.

Ndeshjet e para në BIBL, Sigal Prishtina dhe Peja i zhvillojnë më 15/16 nëntor kundër dy ekipeve maqedonase. Peja takohet në Gjevgjeli me Kozulin, ndërsa Sigal Prishtina me Kumanovën 2009 në Kumanovë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Ligat tjera
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori