LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i ndanë shpërblimin prej 40 mijë euro Majlinda Kelmendit

Thaçi i ndanë shpërblimin prej 40 mijë euro Majlinda Kelmendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim kampionen e botës në xhudo, sportisten kosovare Majlinda Kelmendi, të cilën e uroi për fitimin e titullit të kampionit të botës në sportin e xhudos dhe e inkurajoi që edhe më tutje të vazhdojë rrugën e suksesit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, një ndër prioritetet e saj ka avancimin e sportit kosovar. Shembulli juaj na shtyn që si institucione të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më shumë sportistët kulmorë, që kanë arritur të pasqyrojnë në mënyrë të dinjitetshme sportin e Kosovës në mënyrën më të mirë në arenën ndërkombëtare” – tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi, shprehu kënaqësinë që po e pret Majlindën, një sportiste që ka arritur majat në sportin e xhudos, duke u bërë kampione e Botës në këtë sport. Me këtë rast, Kryeministri Thaçi e përgëzoi Majlindën dhe trajnerin e saj, Driton Kuka për suksesin e arritur.

“Me fitoren tuaj, ju arritët që himni shtetëror i Kosovës të dëgjohet edhe në kryeqytetin e Brazilit, Rio De Janeiro. Dëshiroj t’iu uroj për suksesin, që na bën të ndihemi krenar edhe si qytetarë, edhe si institucione të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.


“Uroj që ky hap në karrierën tuaj të suksesshme, të jetë shembull për rininë kosovare, që të vazhdojë të punojë për arritjen e sukseseve të reja në të gjitha sferat, jo vetëm në sport, por edhe në kulturë dhe në fusha tjera” u shpreh kryeministri.

Kryeministri Thaçi, me këtë rast prezantoi para kampiones së botës në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe trajnerit të saj, Driton Kuka shpërmblimet që ka ndarë Qeveria e Republikës së Kosovës për këta dy sportistë kulminantë. Për Majlinda Kelmendin, është ndarë një shpërblim në vlerën prej 40 mijë eurosh, ndërsa për trajnerin e saj, Driton Kuka, shpërblimi në vlerën prej 20 mijë eurosh.

Kampionia e botës, xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi shprehu falënderimin për kryeministrin Thaçi për mbështetjen që po i jep Qeveria e Republikës së Kosovës, asaj dhe ekipit të saj dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të sjellë trofe për shtetin e Kosovës.

Xhudistja Majlinda Kelmendi gjatë takimit, i dhuroi Kryeministrit Thaçi një kopje të medaljes së artë të fituar në Kampionatin Botëror në Brazil, kopje e punuar nga argjendaria e njohur pejane, "Te Bajrami" /Zeri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori