LAJMI I FUNDIT:

Edereho përforcon Fushë Kosovën?

Edereho përforcon Fushë Kosovën?

Shumë shpesh shihet duke shëtitur në kryeqytet, por fare pak njerëz e njohin, ndonëse dikur ishte qendërsulmues i FC Prishtina. Është fjala për Rafael Ederehon, i cili duket se ka vendosur të bëhet sërish pjesë e një skuadre të elitës së futbollit kosovar, por jo të kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës.

Edereho (30) mund të vazhdojë karrierën në skuadrën e re të Superligës, Fushë Kosovë. Këtë e thonë edhe drejtuesit e kësaj skuadre, të cilët tashmë kanë bërë një kërkesë për regjistrimin e tij dhe presin përgjigje pozitive nga Komisioni për regjistrim në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Ka një javë që e kemi bërë kërkesën për regjistrim, por ende nuk kemi marrë përgjigje”, tha zyrtari i Fushë Kosovës, Nysret Rexhepi, duke bërë me dije se Edereho nuk është i vetmi lojtar i huaj që Fushë Kosova pretendon të përforcojë radhët e veta.

Rreth rastit “Edereho”, Adem Çollakaj”, kryetar i Komisionit për regjistrimin e futbollistëve në FFK, thotë: “Po, është e vërtetë se Fushë Kosova ka bërë kërkesë për ta regjistruar Ederehon. Ai ka thënë se ka luajtur si profesionist në Finlandë dhe se i ka skaduar kontrata, që do të thotë se mund të luajë edhe këtu. Nëse është kështu ai vërtet mund të luajë, por neve na duhet konfirmimi nga shteti prej nga ka ardhur. Për këtë arsye, ne i kemi bërë shkresë zyrtare Federatës së Futbollit në Finlandë dhe presim përgjigje, të paktën për 30 ditë. Nëse gjatë kësaj kohe nuk marrim asnjë përgjigje, Edereho mund të luajë për Fushë Kosovën”, tha Çollakaj.


Kryetrajneri i Fushë Kosovës, Zylkifli Obërtinca, edhe më parë ka thënë se “skuadra ka nevojë për një qendërsulmues”, dhe mendohet se pikërisht Edereho mund ta mbulojë hapësirën që ka kjo skuadër në këtë repart. Në tetë vitet e fundit Edereho ka luajtur në Kosovë, Iran, Kazakistan dhe Finlandë për skuadrat si FC Prishtina, RoPS, KuPS, Persepolis, Shakhter Kargandy, AC Oulu, VPS, OPS dhe FC Santa Claus. Në vitin 2004 ka veshur fanellën bardhekaltër dhe ka shënuar 11 gola. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori