LAJMI I FUNDIT:

Blajic dhe Erceg, përforcimet e Bashkimit

Blajic dhe Erceg, përforcimet e Bashkimit

Bashkimi fillon me përforcime nga Kroacia. Dyshja kroate Josip Blajic dhe Dino Erceg janë përforcimet e para të skuadrës.

Skudra e Bashkimit nga Prizreni ka arritur marrëveshje në parim me basktbollistët kroat, Josip Blajic dhe Dino Erceg.

Dyshja kroate dje gjatë ditës është parë në qytetin e vjetër të Kosovës, duke shëtitur me zyrtarë të klubit, ndërsa menaxheri Arlind Kaçaniku, paralajmëron edhe përforcime tjera posa të përfundohet zyrtarisht marrëveshja me sponzorin e klubit.

Blajic luan në pozitën një dhe është i gjatë 192 centimetra. Së fundi ai ka luajtur me skuadrën kroate Djuro Djakovic, që ka qenë pjesë e ligës ballkanike stinorin e kaluar. Ndërsa përveç kësaj ai ka bërë karrierë edhe në skuadra si Kvarner, Cibonë dhe Alkar. Blajic është 26 vjeçar.


Në anën tjetër Dino Erceg është basketbollist që luan në pozitën katër. Erceg është 28 vjeç dhe së fundi ka luajtur për ekipin e Apollon të Greqisë, derisa ka bërë karrierë edhe në Rueil të Francës dhe Miercurea të Rumanisë, para se dilte nga Kroacia.

Për ndryshe, dy përforcimet e ri të Bashkimit njihen mirë me njëri tjetrin, pasi që në stinorin 2010/11 kanë qenë bashkëlojtar te skuadra kroate, Alkar Sinj.

Kaçaniku ka paralajmëruar edhe përforcime tjera pas dyshes kroate, derisa gjithashtu Bashkimi është në kërkim edhe të disa lojtarëve vendor që do të mund të mbulojnë pozitat e zbrazta në ekip. /Borozani/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori