LAJMI I FUNDIT:

Drita njeh veç barazimin

Drita njeh veç barazimin

Tre brazime radhazi nga po aq ndeshje, është ky bilanci i Dritës në sezonin e ri. Ekipi gjilanas me gjithë rastet e shumta nuk ia ka dalë të shënojë fitore si vendas në ndeshjen me Ferizajn, e cila ka përfunduar me rezultat të bardhë 0:0. Sërish sulmi gjilanas dështoi të gjejë golin, duke e lënë ekipin e tyre me vetëm një pikë në konto.

“Patëm raste të shumta, por nuk i shfrytëzuam. Fati na e ka kthyer shpinën, sepse nuk po mund të shënojmë. Ferizaj ka mundur të na dënojë, ata kanë një ekip cilësor. Ky është futbolli, ne nuk dimë rezultat tjetër veç barazimeve, por duhet të vazhdojmë tutje”, tha kryetrajneri i Dritës, Musa Selimi.

Megjithatë rastet më të mira për të marrë pikët e plota i patën mysafirët, në çastet e fundit të ndeshjes, kur dy herë qëlluan shtyllën. Së pari ishte Shabani që qëlloi shtyllën, e më pas edhe Vokshi.

“Këso rastesh nuk humben. Një pjesë e lojtarëve tanë luajnë sikur të ishin në Ligën e dytë. Dajaku e Sahiti janë për çdo kritikë, ngase as me sjellje, e as me lojë nuk po e arsyetojnë angazhimin e tyre”, ka thënë Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Ferizajt. Ky ishte barazimi i parë për Ferizajn, karshi një fitore dhe humbje. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori