LAJMI I FUNDIT:

Pejanët mirëpresin bijën më të fortë të qytetit

Pejanët mirëpresin bijën më të fortë të qytetit

(E plotësuar) Në qytetin e Pejës ka arritur eskorta fituese me kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. Qytetarët e kanë pritur me ovacione.

“Jemi sot në festë, Peja ne feste, sot po kthehet në vendlindje triumfalisht kampionia e botës në xhudo, ajo është krenaria e Pejës, Kosovës. Atë që nuk e bëri politika as diplomacia, e bëri Majlinda. Suksesi i saj nuk mund të ndodhte pa strategun e sportit Driton Kuka. Majlinda do të jetë udhërrëfyese për sportistët e rinj”, ka deklaruar kryetari i Pejës, Ali Berisha.

“Bashkëqytetaret e mi dhe bashkëpunëtorët janë prezentë për ta pritur. Ne ua kthyem borxhin – medaljen e kampionit të botës, atë që nuk arritëm ta bëjmë në Olimpiadë”, është shprehur trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

“Vetëm dua t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj. Ne e kemi merituar këtë fitore, besimi dhe përkrahja juaj morale më ka bërë mua të bëhëm kampione”, u tha Majlinda mijëra bashkëqytetarëve të saj të mbledhur për të nderuar suksesin e kampiones.


Xhudistja tjetër kosovare që mori pjesë në kampionatin botëror në Brazil, Nora Gjakova, u shpreh: “Faleminderit që na keni përcjellë dhe keni vlerësuar sukseset tona”.

Qyteti i Pejës është mobilizuar prej institucionit të kryetarit të Komunës e deri te qytetari më i thjeshtë, për ta pritur bashkëqytetaren e tyre. Mijëra qytetarë janë mbledhur në qendrën e qytetit, për ta pritur kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/


Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi, në konferencën për shtyp pas arritjes në atdhe ka deklaruar se suksesi i saj në kampionatin botëror të xhudos është sukses i të gjithëve.

Pasi u prit në aeroport nga ministri i MKRS-së, Memli Krasniqi, Majlinda bashkë me trajnerin Driton Kuka dhe xhudisten Nora Gjakova, mbajtën një konferencë për shtyp, ku u shprehën të ngazëllyer për suksesin.

“Në radhë të parë dua të falënderoj ministrin për këtë pritje madhështore dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij. Gjithashtu, falënderime më të mëdha shkojnë edhe për trajnerin tim, Driton Kukën, sepse më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, sepse është lehtë të jesh kampione e ndonjë shteti të zhvilluar evropian, por kampion bote nga Kosova, kjo është e jashtëzakonshme”.

“Suksesi është i të gjithëve. Këtë medalje ja dedikoj shtetit të Kosovës sepse kjo medalje ka bërë bujë të madhe në tërë botën dhe dua t’iu falënderoj të gjithë nga zemra për përkahjen e madhe që ma keni dhënë”, u shpreh Majlinda në konferencën për shtyp.

Pasi e përfundoi konferencën për shtyp, Majlinda u prit nga mijëra njerëz në VIP terminalin e aeroportit dhe ajo do të mbajë para mijëra shqiptarëve një paraqitje publike në sheshin “Nëna Terezë” pas orës 19:00.

Driton Kuka: Majinda është sikur Messi

Krasniqi: Majlinda të nderohet nga presidentja


Mirë se vjen, heroina jonë

Krenaria e vendit tonë, Majlinda Kelmendi, ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, pas triumfit të saj historik në kampionatin botëror të xhudos ku ajo e fitoi medaljen e artë.

Majlinda e artë, e shoqëruar nga xhudistja tjetër, Nora Gjakova dhe trajneri Driton Kuka, në ora 18:00 ateruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.

Ceremonia ishte zyrtare, teksa pritja ishte madhështore para qindra njerëzve që kishin ardhur ta presin kampionen e botës në xhudo.

Tani do të mbahet një konferencë për shtyp në zyret e aeroportit, teksa menjëherë pas përfundimit, rreth orës 19:00, Majlinda do të mbajë një paraqitje publike në sheshin “Nëna Terezë”.

Në sheshin “Nëna Terezë” janë mbledhur qindra njerëz të cilët po presin paraqitjen në skenën gjigante të Majlindës, e cila do ta mbajë një fjalim të shkurtër.


Edhe qyteti i Majlindës, Peja, po bën përgatitjet e fundit për pritjen madhështore të saj.

Mijëra pejanë do të dalin rrugëve të qendrës së qytetit ku pritet të festohet deri në orët e vona për suksesin e jashtëzakonshëm të vajzës pejane.

Telegrafi sjell foto ekskluzive të përgatitjeve dhe do t’iu sjell imazhe tjera në vazhdim nga manifestimi qëndror në Pejë, ashtu sikurse raportin nga gazetarët tanë në teren.

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori