LAJMI I FUNDIT:

Trepça ankohet në FFK

Trepça ankohet në FFK

Për Trepçën, dy xhirot e para të kampionatit të ri ende nuk kanë përfunduar. Kjo pasi mitrovicasit pretendojnë se në dy ndeshjet e para kampionale janë dëmtuar rëndë nga gjyqtari Hajriz Hajdari, i cili u referoi në duel me Llamkos Kosovën (0:0), e pastaj edhe në humbjen e tyre që ua shkaktoi Drenica (1:0).

“Drenica fitoi me një penalti që nuk ekzistoi, por që ia fali Hajrizi. Kurse, ne padrejtësisht humbëm. I njëjti gjyqtar nuk na dha penalti në duel me Llamkosin. Vetë trajneri i Llamkosit e pranoi se penaltia ekzistoi, kurse Hajrizi na e mohoi atë”, thotë nënkryetari i Trepçës, Avni Hahxiu. Ai konfirmoi se klubi tij do ta deponojë një ankesë serioze në FFK.

“Gjithsesi që do të ankohemi në FFK. Gjyqtarët më së komodi ndihen kur i referojnë Trepçës, sepse kur nuk reagojmë ndaj vendimeve të tyre. Ata tani po e keqpërdorin atë butësi tonën. FFK-ja duhet të veproj tash konform rregullave të saj”, theksoi ai. Përveç Trepçës, edhe Hajvalia ndihet e se u dëmtua rëndë në javën e fundit, kur u mposht nga Besa (1:0). /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori