Pothuajse nuk ka edicion të futbollit në Kosovë e të mos flitet për gjyqtarët dhe ndarjen e drejtësisë, nga e cila fatkeqësisht jo rrallë po varet edhe epilogu i ndeshjeve. Kanë mjaftuar dy javët e para të Superligës që të fitohet përshtypja se gjyqtarët e kanë nisur lojën e tyre jo të ndershme, dhe kjo ka alarmuar klubet e dëmtuara të cilat “befasohen” dhe nuk e kanë të qartë se si është e mundur që padrejtësitë të nisin kaq herët.
Penalltitë për skuadrat vendase sikur janë në treg më shumicë dhe atë me çmim shumë të lirë, ndërkohë që kjo nuk vlen për skuadrat udhëtuese. Hajvalia humbi në Pejë pas penalltisë, por mysafirët kanë vërejtje në gjyqtarin edhe për gjëra të tjera.
“Është një dukuri jo e mirë, madje alarmante e cila duhet ndalur gjithsesi. Tri penallti të dyshimta për të mos thënë të paqena për vendas në tri ndeshje, kjo është e tepërt. Duhet të mendojmë më shumë për futbollistët të cilët ushtrojnë e derdhin djersë dhe nuk duhet lejuar gjyqtarët të luajnë me fatin e tyre. Në Pejë nuk kishte drejtësi, madje gjyqtari në asnjë moment nuk i ka ruajtur lojtarët dhe shëndetin e tyre nga loja e ashpër. Ndoshta është hera e parë që unë po flas kështu për gjyqtarët, por kjo çka po ndodh është alarmante dhe sikur ka filluar herët të ndahet shapi nga sheqeri. Jemi mësuar që gjërat e tilla të ndodhin më vonë, por që kjo të na ndodh në dy javët e para nuk e kam pritur ”, tha kryetrajneri i Hajvalisë, Bekim Isufi.
I mllefosur me ndarjen e drejtësisë është edhe kryetrajneri i Trepçës Rafet Prekazi, pasi skuadra e tij pësoi humbje minimale me golin nga penalltia e dyshimtë dhe atë nga fundi i ndeshjes.
“Nuk di se çka të them. Gjyqtari në fillim të ndeshjes e përjashtoi lojtarin tonë dhe në vend se në vazhdim të jetë i drejtë ai ua mohon djersën dhe nga fundi i ndeshjes jep penallti për vendas e cila fare nuk ka ekzistuar. Në raste të tilla edhe po të ishte penalltia e pastër gjyqtari duhet të mendohet mirë, e jo ashtu siç bëri ky gjyqtar në Skenderaj. I njëjti gjyqtar një javë më parë nuk dha penallti të pastër për ne dhe gabimin e ka pranuar. Nuk e di pse një gjyqtar ta ndajë drejtësinë të njëjtës skuadre në dy javët e parë. Nëse gjyqtarët e kanë nisur lojën e tyre kaq herët, atëherë nuk e di se çka na pret në vazhdim të kampionatit”, tha Rafet Prekazi.
Reagimet e shumta natyrisht se e kanë shqetësuar edhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasanin, i cili premton rregullsi duke thënë se “çdo padrejtësi nga ana e gjyqtarëve më shqetëson, por duhet ditur se penalltia është bindja e lirë e gjyqtarit. Nëse kanë gabuar apo dëshmohet se e kanë bërë me qëllim sigurisht se do të dënohen. Komisioni mblidhet, i shqyrton materialet që i ka në dispozicion dhe besoj se do të marrë vendime meritore”. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-380x233.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/barca-380x233.png)
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi – kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-380x233.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi – kushton 60 milionë euro
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaland-780x439.jpg)
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
![Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodriguezx-780x439.png)
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media
![Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/morata-780x439.png)
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim
![Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.jpg)
Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur
![Nico Williams 'i hapur' për t'u transferuar në Ligën Premier - aktivizon katër gjigantët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-1-780x439.png)
Nico Williams 'i hapur' për t'u transferuar në Ligën Premier - aktivizon katër gjigantët
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin