LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli dhe Drenica zhgënjejnë një rajon të tërë

Ferronikeli dhe Drenica zhgënjejnë një rajon të tërë

Ferronikeli dhe Drenica ishin skuadrat që i befasuan për të keq tifozët e tyre qysh në xhiron e parë të Superligës së Kosovës. Të dyja këto ekipe pësuan humbje të thella, duke i pësuar nga katër gola, gjë që nuk është pritur.

Ferronikeli humbi si vendas nga Trepça ’89 me rezultat 0:4, derisa Drenica u mposht si mysafire e Hajvalisë, 4:1. Madje, as trajnerët e tyre nuk kishin pritur humbje kaq të thella. Megjithatë, Arbnor Morina thotë se kjo humbje e thellë nuk duhet t’i zinët aq për të madhe Feronikelit të tij.

“Plani ynë ka qenë për t’i kthyer në ekip gjithë futbollistët kyç që i kishte në edicionin e kaluar, por në fund janë kthyer vetëm gjysma prej tyre. Po ashtu, nuk kemi angazhuar lojtarë të profilit të dëshiruar, por kryesisht nëpërmjet provave. Madje, as përgatitjet nuk i kemi nis me kohë, por me vonesë, e bile disa lojtarë na u kanë bashkëngjit edhe më vonë. Këto janë diktuar nga kushtet”, tha Morina për Arenën.

“Konsideroj se humbja prej 4:0 nuk ka qenë rezultat real, sepse i ndihmuam kundërshtarit ta arrij këtë rezultat, me gabime tona, duke ia pasuar topin për të shënuar”, shtoi ai. Megjithatë, Morina tregoi se menjëherë pas asaj humbje, i ka përvjel mëngët, për ta këndellur ekipin e tij. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori