LAJMI I FUNDIT:

Na mungon veç kryetari

Na mungon veç kryetari

Bordi i Federatës së Basketbollit konsideron se nuk ka nevojë të bëhen ndryshime në strukturën udhëheqëse të basketbollit kosovar, pasi që ajo veç ekziston. Ata thonë se mungon veç kryetari, për t’u kompletuar. Bordi njëherësh vlerëson se takimet e fundit të mbajtura nga drejtuesit e klubeve dhe kandidatit për kryetar, Erolld Belegu, nuk mund të trajtohen ndryshe veçse një paralelizëm dhe një puç ndaj institucionit legal që e udhëheq basketbollin në vend.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka shprehur shqetësimin e tij, me mënyrën se si po shkon ‘fushata parazgjedhore’ në këtë institucion.

Ky organ vendimmarrës, më i larti në shtëpinë e basketbollit kosovar konsideron se takimet e fundit të mbajtura nga drejtuesit e klubeve dhe kandidatit për kryetar, Erolld Belegu nuk mund të trajtohen ndryshe veçse paralelizëm dhe një puç ndaj institucionit legal që e udhëheq basketbollin në vend.

Në fakt, ditëve të fundit të lartpërmendurit thuhet se e kanë zgjedhur edhe strukturën e cila do ta udhëheq basketbollin kosovar tash e tutje, pas fitores eventuale së Belegut.


Mirëpo, Bordi insiston se udhëheqësia e FBK-së nuk duhet të preket, pasi ajo veçse ekziston. Ajo për të cilën ka nevojë FBK është vetëm zgjedhja e kryetarit, post ky që ka mbetur i lirë pas dorëheqjes së Fatmir Gashit.

“FBK është institucion i vetëm dhe më i larti i sportit të basketbollit në Kosovës, i licencuar në MKRS dhe është subjekt juridik, i cili vepron në pajtim me Statutin e FIBA-s dhe Ligjin për Sport, e i cili për veprimtari themelore ka sportin e basketbollit, i organizuar në pajtueshmëri me Ligjin për sportin e Kosovës, Statutin e FIBA-s dhe akteve tjera pozitive në Republikën e Kosovës. Duke u bazuar në atë çka u tha më lartë, duhet të merret parasysh se çdo veprim në kundërshtim me këto akte, është joligjore”, fillon komunikata e Bordit të FBK-së.

“Veprime të tilla joligjore janë edhe takimet e mbajtura për emërimet jostatutare të organeve të FBK-së, të cilat nuk mund të quhen ndryshe veçse paralelizëm ndaj institucionit të vetëm për zhvillimin e basketbollit në Kosovë, FBK-së. Me këtë rast, cenohet Ligji mbi Sport, Statuti dhe aktet tjera normativë të FBK-së dhe zgjedhja e këtyre organeve është joligjore përderisa ato nuk zgjidhen sipas rrugës së paraparë me Statutin e FBK-së”, vazhdon shkresa.

Sipas anëtarëve të Bordit, Statuti i FBK-së është i harmonizuar me atë të FIBA-s dhe shumë qartë e sqaron se kush është kompetent të ftojë Kuvend, e që një gjë e tillë është bërë në Kuvendin e Punës së FBK-së më datën 03.08.2013 dhe është caktuar vendi dhe koha se ku do të mbahet ky Kuvend.

“Federatës me këtë rast i mungon vetëm kryetari i dorëhequr, e i cili do të zgjidhet në Kuvendin Zgjedhor me datën 24.08.2013, me ç’rast do të kompletohet edhe ky vend vakant, sepse të gjitha organet tjera janë funksionale dhe të zgjedhura nga organet gjegjëse. Këto takime ilegale dhe joshëse me vendime joligjore nuk mund të trajtohen ndryshe vetëm si puç ndaj institucionit legal”, shprehen anëtarët e Bordit.

Ata shtojnë se kjo dukuri që tashmë po merr dhenë në sportin e basketbollit, po e dëmton rëndë këtë sport, i cili është i monitoruar nga Federatat nacionale dhe asociacioni më i lartë ndërkombëtar i basketbollit.

Në përmbyllje, ata insistojnë se takimet e këtilla për emërime të organeve të FBK-së, të cilat veç janë funksionale në Federatën e Basketbollit, janë tentim i cenimit të FBK-së dhe si të tilla FBK i konsideron të jashtëligjshme, jostatutare dhe dëmtuese për basketbollin e Kosovës.

Jep dorëheqje Alban Lumi

Anëtari i Bordit të FBK-së, Alban Lumi, ka dhënë dorëheqje nga ky post edhe zyrtarisht të martën. Ai ia ka dorëzuar vendimin e tij shtëpisë së basketbollit kosovar përmes një shkrese.

“Për shkak të çështjeve personale, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e anëtarit të Bordit të FBK-së. Kërkoj që kërkesa ime të aprovohet në Kuvendin e radhës të FBK-së”, ka shkruar Lumi. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori