Mesfushori prishtinas premton se do të shkëlqejë në kampionatin shqiptar të futbollit me fanellën e Partizanit të Tiranës, mirëpo i duhet edhe tri ndeshje për t’u kthyer në top formë.
Në Kosovë konsiderohej padyshim lojtari më i mirë i kampionatit. Jo më kot, kureshtja për të parë në fushë Mazrekajn ishte e madhe në kryeqytet.
Tifozët e shumë të Partizanit që kanë ndjekur ndeshjen, menjëherë kanë pyetur se cili është Mazrekaj, duke evidentuar menjëherë fanelën me numër “14” të veshur nga mesfushori i ardhur nga Prishtina.
Një paraqitje mjaft e mirë e mesfushorit, i cili pritet të drejtojë dhe lojën e të kuqve në sezonin e ri. Edhe trajneri Lika në fund të ndeshjes, ndonëse me rezerva nuk i ka fshehur komplimentet për Mentorin.
Megjithatë për të parë Mazrekajn e vërtetë, tifozët e Partizanit do të presin fundin e shtatorit, kur të jenë konsumuar 2-3 javët e para të kampionatit. Kjo, për shkak të mungesës së kondicionit të tij, njofton Sporti1.
“Jam disi më mbrapa me përgatitjet. Skuadra ka qenë në Greqi, ndërsa unë në Prishtinë dhe natyrisht që nuk mund të jem në 100% të formës sime. Jam disi më pas krahasuar me shokët e ekipit, megjithatë besoj se pas javës së tretë do të jem në formën time më të mirë”, tha Mazrekaj për Sporti1.
“Unë jam i bindur se kemi mundësi të ecim përpara, pasi Partizani ka një grup mjaft të mirë dhe që premton”, vazhdoi ai.
“Kemi shpërdoruar shumë, megjithatë kjo ishte thjesht një miqësore. Jam i bindur se në kampionat do të jetë ndryshe. Unë mendoj se grupi është gati. Tani shpresojmë të vijë dhe një sulmues, që është thënë se do të vijë së shpejti, dhe besoj se gjithçka do të jetë gati për fillimin e kampionatit”, shtoi ai.
Që në paraqitjen e tij të parë në Tiranë me Partizanin, Mazrekaj duket se ka fituar simpatinë e tifozëve të skuadrës së kuqe. Megjithatë, Mazrekaj nuk ka bërë shumë komente në lidhje me këtë çështje. Ai është mjaftuar vetëm me: “Unë përpiqem të jap gjithnjë maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri – Rodriguez shpërthen në konferencë për media
Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur
Kosova, organizatore e Kampionatit Evropian Esports 2025
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin