LAJMI I FUNDIT:

Trepça nuk e mposht dot Llamkos Kosovën

Trepça nuk e mposht dot Llamkos Kosovën

Trepça nuk ka arritur ta mposhtë Llamkos Kosovën në kuadër të javës së parë të Raiffeisen Superligës së Kosovës, duke barazuar pa gola.

Në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë ishin mbledhur qindra tifozë të Trepçës, si dhe një pjesë e vogël e atyre të Llamkos Kosovës, për t’i dhënë hijeshi këtij takimi.

Ndeshja filloi me një intensitet të lartë dhe me agresivitet të theksuar, gjë që e dëshmon edhe fakti se vetëm në pjesën e parë u përjashtuan dy lojtarë me karton të kuq. Së pari u përjashtua portieri i Llamkos Kosovës, Ridvan Beqiri, për ndërhyrjen e ashpër në Daut Maxhunin duke shkaktuar një penallti. Mirëpo, fatkeqësisht, Veton Shabani, e dërgoi topin lartë mbi portë.

Ndërsa, me dy kartonë të verdhë e një të kuq u ndëshkua edhe Fetahi i Trepçës, i cili bëri një ndërhyrje të rrezikshme.


Edhe në pjesën e dytë rrodhi pothuajse një epilog i njëjtë. Të dyja skuadrat patën raste shënimi, por asnjëra nuk arritën t’i konkretizojnë ato, dhe kështu u ndan pa gola.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara, Hajvalia e ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-1, Hysi e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat të ngushtë 2-1, teksa edhe Drita ka barazuar pa gola me Besën.

Rezultatet e javës së parë të Raiffeisen Superligës:

Ferronikeli : Trepça ’89 0-4
Prishtina : Ferizaj 1-0
Trepça : Llamkos Kosova 0-0
Hajvalia : Drenica 4-1
Hysi : Fushë Kosova 2-1
Drita : Besa 0-0

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori