LAJMI I FUNDIT:

MKRS ndanë 35 mijë euro edhe për Pejën

MKRS ndanë 35 mijë euro edhe për Pejën

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë financiarisht pjesëmarrjen e klubit të basketbollit “Peja” në Ligën Ballkanike. KB Peja është klubi i dytë, pas Sigal Prishtinës, që bëhet pjesë e kësaj lige, që është në kalendarin e garave zyrtare të FIBA-s.

MKRS, siç kishte bërë edhe në rastin e parë, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe klubin Peja, përmes të cilit MKRS ndanë 35 mijë euro për pjesëmarrjen e klubit në Ligën Ballkanike; me saktë për realizimin e pagesave të nevojshme për pjesëmarrje. Mjetet financiare, sikur edhe në Memorandumin e parë, barten në xhirollogarinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës, raporton Zëri.

Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga Sekretari i MKRS-së, Veton Firzi, ai i FBK-së, Nazmi Paqarada dhe Kryetari i Klubit Peja, Art Gashi. MKRS përveç kësaj mbështetje do të jetë e angazhuar që të ofrojë përkrahje edhe në aspekte të tjera që lidhen me një organizim sa më të mirë të ndeshjeve në kuadër të Ligës Ballkanike, këtu në Prishtinë dhe Pejë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori