LAJMI I FUNDIT:

30% e gjyqtarëve rrëzohen nga testi fizik

30% e gjyqtarëve rrëzohen nga testi fizik

Afro 30 për qind e gjyqtarëve të futbollit, përfshirë ata të Superligës dhe Ligës së Parë, nuk e kanë kaluar testin fizik, në testimin fizik dhe teorik të tyre, të bërë të dielën në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Nga afro 100 gjyqtarë sa u testuan, gati një e treta e tyre ngelën, raporton Zëri. Kjo, jo për faktin se nuk ishin të përgatitur fizikisht në krahasim me vitet e kaluara, kur testin e kalonin pothuajse të gjithë, por për shkak se tash kriteret janë më rigoroze, nën drejtimin e kryetarit të ri të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

Për dallim nga testi fizik, ai teorik ishte tradicional dhe e kaluan të gjithë. Gjyqtarët që ngelën në testin fizik do ta kenë mundësinë e dytë pas 15 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori