LAJMI I FUNDIT:

“Gjilani e ka vendin në Superligë”

“Gjilani e ka vendin në Superligë”

Trajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti, ka thënë se ekipi i tij e ka vendin në Raiffeisen Superligë, ndërsa për momentin ky ekip zhvillon garat në Ligën e Parë.

Gjilani i mungon Superligës së Kosovës, por edhe më shumë i mungon vetë qytetit për faktin se dashamirët e futbollit këtu jetojnë për ballafaqimin e rivalëve vendorë, Gjilanit e Dritës, dhe është e qartë se asnjë ndeshje tjetër nuk ua shuan etjen për futboll.

“Përgatitjet i kemi filluar më 22 korrik dhe kryesisht po punojmë në fushën e FSK-së, por edhe pas portave në stadiumin e qytetit. Në përgjithësi kushtet janë të mira dhe nuk kemi telashe në këtë aspekt”, tha Muharrem Sahiti.

Sa i përket fondit të lojtarëve, nuk ka shumë risi, pasi në skuadër kanë mbetur shumica e futbollistëve të edicionit të kaluar, por ka edhe përforcime. “I kemi ndalur të gjitha ata që na janë dashur, kemi arritur t’i kthejmë edhe dy futbollistë cilësorë, Genc Sermaxhaj e Besart Morina, ndërkohë që jemi përforcuar me Armend Selimajn e Ramiz Sadikut dhe Labinot Halitin e Fushë Kosovës”, thotë Sahiti, duke bërë me dije se drejtuesit e klubit po angazhohen edhe për ndonjë përforcim.


“Kemi nevojë për një portier dhe një sulmues ekstrem dhe shpresoj se do t’i sjellim në skuadër. Me këto përforcime edhe gjasat e Gjilanit për kthim në Superligë shtohen për të paktën 30 për qind. Mirëpo edhe nëse nuk angazhohen, synimi kryesor gjithsesi është kthimi në elitën e futbollit tonë pas jemi të bindur se Gjilani aty e ka vendin. Ajo çka më pëlqen më shumë është fakti se tani KF Gjilani ka filluar të funksionojë si Shoqëri Aksionare dhe po vërehet një organizim i mirë në klub që është dëshmi se rezultatet nuk do të mungojnë”, shprehet kryetrajneri Muharrem Sahiti për Zërin.

Optimizmi i tij është edhe më i madh pas dy ndeshjeve kontrolluese të cilat i ka zhvilluar Gjilani, duke mposhtur Ulpianën me rezultat 3:1 dhe Ferizajn me rezultat 2:1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori