LAJMI I FUNDIT:

Politizohen zgjedhjet për kryetar të FBK-së?

Politizohen zgjedhjet për kryetar të FBK-së?

Zgjedhjet në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) po afrohen, derisa secilën ditë ato po shkojnë duke u nxeh më shumë. Siç dihet, më 24 gusht Kuvendi i shtëpisë së basketbollit kosovar do ta zgjedh kryetarin e ri, respektivisht pasardhësin e Fatmir Gashit, i cili në fundjavën e kaluar dha dorëheqje për ta vazhduar karrierën në Bankën Qendrore të Kosovës zi zëvendësguvernator.

Karrigia e lënë bosh nga Gashi po i josh me të madhe Blerim Vuniçin e Erolld Belegun, por edhe Ismet Rexhepin. Dy të parët tashmë kanë konfirmuar se do të kandidojnë për kryetar, ndërsa të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Rexhepi. Mirëpo, gara mes tyre qysh tani ka nis të nxehet me të madhe, derisa në disa raste nuk po mungon as fjalori më i ashpër, njofton Tribuna.

Ndërkohë, gara po shkon duke u zgjeruar akoma më shumë, saqë tashmë duket edhe të jetë politizuar. Në fakt, një zyrtar i lartë i FBK-së, e cila e mbështet Vuniçin për president, në kushte anonimiteti, i ka thënë Tribunës se Ministria e Sportit, që udhëhiqet nga ministri Memli Krasniqi, po lobon në favor të Erolld Belegut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori