LAJMI I FUNDIT:

Godet Prishtina, përforcohet me Hysenin

Godet Prishtina, përforcohet me Hysenin

Prishtina me gjasë është përforcuar me një ndër futbollistët më kualitativ të Kosovës, Berat Hysenin, i cili së fundmi ka qenë lojtar i Drenicës.

Berat Hyseni, përndryshe rikthehet në skuadrën bardh e kaltër me të cilin në edicionin 2008/09 ishte shpallur kampione e Kosovës dhe dy herë fitues i Superkupës.

Berat Hyseni ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Hyseni tani më është futbollist i afirmuar dhe ish-golgeter i Superligës (2011/12 dhe fitues i Kupës me Trepçën ’89), pastaj sukseset tjera ka edhe me Trepçën (2009/10 kampion), me Hysin kampion (2010/11) dhe Trepçën ’89 (Superkupën 2012).

Hyseni ka qenë futbollist i Flamurtarit, nga shkolla e cila edhe ka dalë, pastaj ka luajtur edhe për dy skuadra shqiptare (Tirana, si 18 vjeçar) dhe Teuta e Durrësit (2009/10). Së fundmi ka qene futbollist i Drenicës.


“Në Prishtinë kam ardhur të fitoj trofe, normalisht. Kushtet e ofruara nga Prishtina nuk refuzohen dhe kam qenë i detyruar të kthehem, plus kësaj ka qenë edhe dëshira ime të vesh sërish fanellën e Prishtinës. Është klubi më i madh në vend dhe është krenari për çdo futbollist të luaj në këtë skuadër” – ka theksuar me rastin e nënshkrimit të kontratës, sulmuesi Berat Hyseni.

“Gjatë muajve sa kam qenë pa skuadër kam stërvitur individualisht si në palestër dhe parkun e Gërmisë dhe ma merr menja që shumë shpejt do ta kthej formën e dikurshme”.

“Konkurrencës nuk i frikësohem fare. Sa më shumë që ka konkurrencë është më mirë për të gjithë ne dhe sa më shumë futbollist në konkurrencë sjellin forcë në skuadër”.

”Unë mund të premtoj që do të përgatitem shumë, që do të angazhohem e ta ndihmoj skuadrën të fitoj sërish titullin, ndërsa unë, pse jo, nëse më jepet mundësia të ndjek ‘këpucën e artë’, ka theksuar, përforcimi më i ri i Prishtinës, Berat Hyseni, për faqen zyrtare të klubit.

Prishtinës deri më tani iu kanë larguar të dy sulmuesit që kishin bartur barrën në edicionin e fundit, Astrit Fazliu në Ferizaj dhe Florim Bërbatovci në Suedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori