Klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe asaj të Femrave e kanë zgjedhur Erolld Belegun si kandidat ideal për kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Sipas tyre, ish kryetari i FBK-së ka vizion, lidhje të forta me jashtë dhe vendosmëri në punën që e bën. Belegu i falënderoi klubet për përkrahjen, ndërsa shpalosi edhe prioritetet e tij, nëse e merr postin e të parit të Federatës.
Erolld Belegu është njeriu ideal për ta udhëhequr Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), pas largimit të papritur të kryetarit të deritashëm, Fatmir Gashi, i cili u bë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.
Ky është përfundimi të cilin e kanë nxjerrë unanimisht klubet e Superligës, të Ligës së Parë dhe të Ligës së Femrave të basketbollit, të cilët me nënshkrimet e tyre, e kanë vërtetuar të preferuarin e tyre për kreun e basketbollit në vend, raporton Express.
Ideja e Sigal Prishtinës për të dalë me Belegun si kandidat, u përkrah nga pothuajse të gjitha klubet tjera, edhe pse një pjesë e përfaqësuesve të tyre nuk ishin të pranishëm në konferencën për shtyp, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësuesit e disa prej klubeve të Superligës dhe të Ligës së Parë si: Sigal Prishtina, Trepça, RTV-21, Studenti, Vëllaznimi, Ylli, Drita e Fushë Kosova.
Ata bashkërisht ishin të mendimit se Belegu ka vizion, lidhje të forta me kolegët nga jashtë dhe që ka qëndrueshmëri e vendosmëri.
“I falënderoj klubet për një përkrahje aq të madhe dhe në mënyrë unanime. Sigurisht, kjo bën që unë të kem përgjegjësi të mëdha. Unë e pranova këtë ide të tyre, pasi që të gjithë jemi njëzëri për të bërë diçka pozitive për basketbollin kosovar”, deklaroi fillimisht Belegu në konferencë për shtyp.
Ai i ftoi klubet e interesuara që pa problem ta zgjedhin ndonjë kandidat të tyre të preferuar për kryetar të FBK-së, ndërsa paralajmëroi riorganizim të strukturave udhëheqëse të institucionit të cilin mund ta drejtojë.
Ndër prioritetet e tij, në rast se zgjidhet kryetar, do të jetë zhvillimi i basketbollit vendor. Ai ndihet mirë që në Ligën Ballkanike do të marrin pjesë dy ekipe, Sigal Prishtina dhe Peja.
Një tjetër pikë kyçe për zhvillimin e basketbollit, por edhe të sportit në përgjithësi, e konsideroi Ligjin për Sponsorizim, duke insistuar që ai duhet të shtyhet sa më shumë përpara, në mënyrë që të hyjë në fuqi sa më shpejt.
Në fund, Belegu, i cili e kishte udhëhequr FBK-në për pesë vjet, para se të largohej tri vjet më parë, insistoi se basketbolli dhe sporti kosovar në përgjithësi duhet të futet në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai e sheh këtë si rrugën më të duhur për t’iu afruar sportit ndërkombëtar, respektivisht anëtarësimit në Federatat ndërkombëtare.
Sipas të pranishmëve, Belegu e gëzon përkrahjen e shumicës së klubeve dhe ata nuk kanë asnjë fije dyshimi se ai do të jetë kryetari i ri i FBK-së.
Ndërkohë, kjo e fundit e ka zgjedhur kandidatin e saj. Bëhet fjalë për Blerim Vuniqin, dikur basketbollist i njohur dhe deri tash anëtar i Bordit të FBK-së. Flitet se kandidaturën e tyre mund ta paraqesin edhe Ismet Rexhepi dhe Shkëlzen Fetiu, transmeton Express.
Kuvendi Zgjedhor i FBK-së është caktuar të mbahet më 24 gusht në ora 12:00. Siç ka njoftuar shtëpia e basketbollit kosovar, kandidaturat për kryetar të FBK-së do të pranohen deri më datën 21 gusht në ora 16:00 në zyrat e Federatës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-4-780x439.jpg)
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
![Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.png)
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/alves-780x439.jpeg)
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës
![Plisat reagojnë për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/plisat-780x439.png)
Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"
![Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-tebas-780x439.jpg)
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin