LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina ka probleme me borxhe?

Sigal Prishtina ka probleme me borxhe?

Në kohën kur do të duhej të ishte e përqendruar në përgatitje për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike, Sigal Prishtina kohëve të fundit vëmendjen e ka zhvendosur te një çështje tjetër. Edhe pse pak kohë më parë u rehatua me kryesi, klubin bardhekaltër sërish nuk po e lënë rehat disa probleme të moçme, përkatësisht borxhe të trashëguara nga viti 2006, shkaku i të cilave, para dy vjetësh, për pak sa nuk u pat shuar.

Ismet Rexhepi është njëri ndër ata që Sigal Prishtina i ka borxh. ‘Bardhekaltrit’ po ankohen se ish-udhëheqësi i tyre tashmë ua ka bllokuar xhirollogarinë bankare me qëllim që t’i nxjerr sa më shpejt rreth 50 mijë euro që klubi ia ka borxh qysh vite më parë. Kjo ka bërë që klubit t’i vështirësohet funksionimi i mirëfilltë. Madje, ‘bardhekaltrit’ janë vonuar edhe në kryerjen e obligimeve ndaj basketbollistëve dhe punonjësve tjerë.

Kështu kanë thënë burime të besueshme të Tribunës brenda klubit më të suksesshëm kosovar, por në kushte anonimiteti. “Në vend se të ndihmohemi për përfaqësim sa më të mirë në Ligën Ballkanike, ne në këtë kohë na bllokohet xhirollogaria bankare dhe na vështirësohen punët, edhe pse kjo kryesi nuk ka gisht në ato borxhe”, tha njëri burim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Amorim përmes WhatsApp-it synon t'i rregullojë problemet në defanziven e Man United

Amorim përmes WhatsApp-it synon t'i rregullojë problemet në defanziven e Man United

Premier League
Kalo në kategori