Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka do të përfitojnë 120 mijë euro, nga memorandumi i mirëkuptimit, i nënshkruar të martën me ministrin e Sportit, Memli Krasniqi. Nga kjo marrëveshje, xhudistja pejane dhe trajneri i saj do t’i marrin 30 mijë euro në vit, një shumë kjo e përafërt me atë që marrin nga shteti sportistët e rajonit.
Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka dukeshin të gëzuar të martën, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Ministrisë e Sportit, KOK-un dhe Federatën e Xhudos.
Natyrisht, të dy kishin arsye, pasi që ministri i Sportit, Memli Krasniqi i ftoi në zyrën e tij, për t’i njoftuar se nga tash e tutje, shteti do t’i përkrah edhe më fuqishëm financiarisht, raporton Express.
Palët e nënshkruan një kontratë katërvjeçare, respektivisht për një cikël olimpik, deri në Olimpiadën e Rio de Janeiros, që do të zhvillohet në vitin 2016 në Brazil.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, në kasën e Majlindës dhe Dritonit do të derdhen plot 120 mijë euro në përgjithësi, që kur të pjesëtohen i bie 30 mijë euro në vit.
Këto mjete do të jenë më shumë në formë të mbështetjes mujore nga shteti, apo si një bursë, për një sportiste kulminante si Kelmendi dhe trajnerin e saj, Kuka.
Kjo shumë është konsideruar mjaft e kënaqshme për këta të dy, pasi që i afrohet atyre të rajonit.
Por, assesi nuk i afrohet ofertës që kishin marrë nga Turqia, e cila ishte e gatshme t’u ofronte bashkërisht 15 mijë euro në muaj dhe 200 mijë euro për transferim nga Kosova në Turqi.
Sipas kësaj oferte, viti do ta kapte vlerën prej 180 mijë eurosh, kurse cikli olimpik katërvjeçar – plot 720 mijë euro. Kur kësaj vlere ia shton edhe 200 mijë eurot e transferit, atëherë i bie që oferta turke kapte shifrën e 920 mijë eurove.
Përpos Turqisë, ofertë për Majlindën kishin bërë edhe Azerbajxhani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por, në fund ata vendosën t’i mbeten besnik vendit të tyre, Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Flatro u bashkohet zërave se Bad News Eagles po kthehet?
Gjiganti i Ligës Premier arrin marrëveshje me Bayernin për Mathys Tel
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale