LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli me kryesi të re

Ferronikeli me kryesi të re

KF Ferronikeli ka nisur seriozisht të mendojë për sezonin e ri të garave që nis në mesin e muajit gusht. Klubi nga Drenasi ka zgjedhur drejtuesit. Biznesmeni Agim Kastrati është zgjedhur kryetar i klubit, derisa Ekrem Elshani është zgjedhur nënkryetar.

Drejtori sportiv i këtij klubi, Arton Berisha, ka thënë se tashmë Ferronikeli ka nisur të riorganizohet dhe se kriza është lënë anash.

“Agim Kastrati është zgjedhur kryetar i klubit, kurse Ekrem Elshani nënkryetar, ndërsa Demir Berisha, Haxhi Lladrovci, Naser Rexhepi, Adem Bucolli, Haki Xhemajli, Ilir Demaku e Tahir Tahiri janë zgjedhur anëtar të klubit”, ka thënë Berisha për KosovaPress.

Sipas tij, kryesisë pritet që shumë shpejt t’i bashkohen edhe tre-katër anëtarë të rinj, e të cilët do të mund të japin kontribut të madh në klub. Ndërkaq, ai ka bërë ditur se deri në fund të kësaj jave do të emërohet trajneri i ri i klubit.


“Ne jemi duke punuar vazhdimisht që sa më shpejt që është e mundur të vendosim për trajner të ri të skuadrës sonë. Arbnor Morina e Bekim Isufi janë opsionet tona. Mendoj se brenda pak ditësh zyrtarisht do ta emërojmë trajnerin e ri të skuadrës”, është shprehur Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Premier League
Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori