LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shkruan historinë

Prishtina shkruan historinë

Prishtina ka hyrë në librat e historisë së futbollit kosovar, pasi ka arritur për herë të parë ta fitojë brenda një sezoni, Superligën e Kosovës dhe Digitalb Kupën e Kosovës. Skuadra nga kryeqyteti e mposhti Ferizajn pas penalltive, me rezultat 4-3.

Stadiumi i kryeqytetit këtë ndeshje na i kujtoi kohërat legjendare kur luante i madhi Fadil Vokrri, e që mbushej përplot me tifozë për çdo të diele. Pjesa lindore e stadiumit ishte e mbushur përplot nga Plisat, ndërsa në anën tjetër ishin Ujqit që kishin ardhur për ta përkrahur Ferizajn. Stadiumi numëronte afro 10 mijë shikues.

Bardhekaltërit e filluan ndeshje pak më mirë dhe me ritëm të shpejtë, teksa ferizajasit ishin pak të ndrojtur në çastet e para të takimit.

Që në minutat e para rast të qind për qindtë për të shënuar pati sulmuesi i Ferizajt, Fillim Guraziu, i cili nuk arriti ta mposhtë Mushicën në një situatë një me një.


Prishtina pas këtij rasti u alarmua paksa dhe i shtoi përpjekjet në kërkim të golit. Ishte minuta e 33-të kur Mentor Mazrekaj para tre mbrojtësve kundërshtarë qëlloi zhagas dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Bardhekaltërit ishin me fat që nuk pësuan gol në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Egzon Shabani qëlloi transversalen nga largësia.

Me fillim të pjesës së dytë, Mazrekaj harkoi te Ahmeti i cili nga afërsia nuk ia doli të realizonte.

Ishte minuta e 62-të kur pas goditjes së Dardan Qerkinit nga gjuajtja e lirë, topi u devijua nga muri i gjallë dhe përfundoi në këmbët e Fillim Guraziut, i cili shënoi për ta barazuar rezultatin.

Rast të mirë bardhekaltërit patën edhe në minutën e 80-të, kur Kukaj e qëlloi shtyllën nga largësia, topi iu kthye Begollit i cili qëlloi traversën. Me rezultat të barabartë skuadrat shkuan në vazhdime.

Në fillim të pjesës së parë të vazhdimeve, trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, u përjashtua nga fusha për shkak të protestimeve, teksa më parë ishte përjashtuar edhe asistenti i tij, Jeton Bislimi.

Në pushim të pjesëve vazhduese pati edhe kacafytje mes lojtarëve të të dyja ekipeve, por u shuan shpejtë. Edhe në pjesën e dytë të vazhdimeve Prishtina u mundua të shënonte golin e fitores por nuk ia arriti, kështu që ndeshja shkoi në penallti.

Faza e parë prej tri penalltive përfundoi baras, 2-2, ku Florim Berisha dhe Driton Krasniqi nuk ia dolën të shënojnë. Më pastaj u ekzekutuan edhe nga dy penallti, por vetëm nga një u shënua, Azem Ahmeti dhe Qendrim Dautaj nuk ishin të saktë.

Ndërsa, në penalltitë e fundit dhe vendimtare, Dardan Qerkini i Ferizajit nuk ia doli të shënonte, ndërsa Labinot Ibrahimi ishte i saktë dhe ia dhuroi Prishtinës fitoren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Yamalit nuk i intereson kundërshtari i radhës i Barcelonës: E mposhtim këdo që kemi përballë

Yamalit nuk i intereson kundërshtari i radhës i Barcelonës: E mposhtim këdo që kemi përballë

La Liga
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani

E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori