LAJMI I FUNDIT:

Mehmedi nuk po e gjen veten te Dynamo Kievi

Mehmedi nuk po e gjen veten te Dynamo Kievi

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, ka zhgënjyer me formën e treguar te ekipi ukrainas Dynamo Kiev, por shprehet se do të luftojë që të zë një vend në skuadër.

Në 12 ndeshje gjithsej sa ka zhvilluar për ekipin nga Ukraina, Mehmedi nuk ka shënuar asnjë gol. Minutat e paktë që pati në fushën e gjelbër dhe fakti se është drejt humbjes së vendit të tij te përfaqësuesja e Zvicrës, e bën atë ta shqyrtojë të ardhmen e tij.

“Unë duhet të vazhdoj të punoj tutje, të mos e humbas vendin në përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo për mua është një gjë shumë e rëndësishme. Unë shpesh mendoj nëse ishte zgjidhja e duhur kalimi te Dynamo”.

“Gjithsesi, unë dua të luftoj për një vend në ndeshjet e skuadrës, nëse gjërat nuk përmirësohen deri verës, atëherë sigurisht se mund të ketë ndonjë ndryshim. Por, unë do të punoj shumë që në pranverë trajneri të llogarisë në shërbimet e mia”, u shpreh Mehmedi për ‘Blick’./Telegrafi/