LAJMI I FUNDIT:

FBK shqipton dënime të ashpra

FBK shqipton dënime të ashpra

Federata e Basketbollit të Kosovës është pasuruar për 2675 euro, pas vendimeve të fundit të komisarit të garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Tajar Rifati.

Klubet që kanë pësuar më së shumti, janë Kosova e Vushtrrisë dhe Sigkos Bashkimi, ndërsa nuk kanë munguar edhe dënimet për basketbollistët, trajnerët e gjyqtarët. Pasi tifozët vushtrrias, pas pjesës së parë, kishin hyrë në fushë dhe kishin kërcënuar dhe tentuar t’i sulmojnë gjyqtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir, është dënuar me 1 mijë euro ose dy ndeshje pa shikues, ndërsa pasi gjyqtari i parë kërkoi zbrazjen e sallës, Kosova (V) dënohet me një ndeshje pa shikues si dhe 100 euro, për shkak të fyerjeve në baza racore ndaj basketbollistëve mysafirë.


Skuadra tjetër që ka pësuar më shumë, është Sigkos Bashkimi. Skuadra prizrenase në përgjithësi është dënuar me 900 euro dhe një ndeshje pa shikues, për shkak të incidenteve në ndeshjen me Trepçën. Për shkak të tentim-sulmit të një tifozi (V.B., njëri nga liderët e ‘Arpaxhikëve’), fyerjeve racore, fyerjeve ndaj Drilon Hajrizit, hedhje të fishekzjarrëve dhe hedhje të gjësendeve të forta, dënohet me 900 euro dhe një ndeshje pa shikues, për shkak të zbrazjes së sallës.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Bashkimi-Trepça, Alban Vula, është dënuar me dy ndeshje mosdelegim, për shkak të sjelljeve josportive, ndërsa gjyqtari i tretë, Fisnik Ramadani, me dy ndeshje, për shkak të gabimit material të rregullave të lojës, por pa ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Drilon Hajrizi është dënuar me 300 euro, pasi ka goditur me flakaresh një tifoz, i cili më herët ka tentuar ta sulmojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori