LAJMI I FUNDIT:

Edhe Berisha i gëzuar për lajmin e FIFA-s

Edhe Berisha i gëzuar për lajmin e FIFA-s

Lajmi për njohjen e disa të drejtave të futbollit kosovar nga FIFA, për të luajtur ndeshje miqësore në disa kategori të futbollit të saj, por jo kombëtarja A, ka gëzuar edhe kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.

Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook, duke thënë se ky lajm është i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, ndërsa pret me padurim që të ndjekë ndeshjen e parë të një ekipi nga Kosova.

“Më gëzoi lajmi i mirë që erdhi nga Tokio. Kosova ka disa yje në ekipet e mëdha të Evropës, por edhe jashtë saj”.

“Do të ndjekim ndeshje që do na bëjnë krenarë. Pres me padurim të ndjek bashkë me mijëra fansa kuqezinj ndeshjen e parë”, citon Panorama Sport fjalët e kryeministrit Berisha. /Telegrafi/