LAJMI I FUNDIT:

Drenica përforcohet edhe me Granit Çekajn

Drenica përforcohet edhe me Granit Çekajn

Pas transferimit të Burim Sadikut, klubi futbollistik Drenica ka siguruar shërbimet e një futbollisti tjetër.

I riu nga Deçani, i cili luante në Ligën e Parë joshi, interesimin e shumë klubeve të Superligës, falë cilësive dhe moshës së tij. Por Graniti, i cili luan në pozitën e sulmuesit, zgjodhi Drenicën.

Ai ka arritur marrëveshje me kryesinë e klubit të Drenicës për gjashtë muaj, me mundësi zgjatje të kontratës./Telegrafi/