LAJMI I FUNDIT:

Kosova në pritje të takimit të FIFA-së në Tokio

Kosova në pritje të takimit të FIFA-së në Tokio

Kosova të premten, më 14 dhjetor, do të hedhë sytë nga kryeqyteti japonez, Tokio, për ta marrë lajmin e shumëpritur që të zhvillojë ndeshjet miqësore ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës do të mund të fillojë të kërkojë kundërshtarë për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare. Por, kjo vetëm nëse takimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së, që do të mbahet më 14 dhjetor në Tokio të Japonisë, vjen me një lajm pozitiv për Kosovën.

Shtyrja e këtyre e këtij vendimi nuk do të ishte në të mirën e Kosovës, ndërsa modalitetet e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, janë ato për të cilat do të diskutojnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv./Telegrafi/