LAJMI I FUNDIT:

Platini: Kosova në UEFA, pasi të pranohet në OKB

Platini: Kosova në UEFA, pasi të pranohet në OKB

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, gjatë një konferencë për mediat e ka përmendur rastin e Kosovës dhe mundësinë e pranimit të saj në UEFA.

Francezi e ka përsëritur edhe një herë se me futbollin e Kosovës do të merret vetëm atëherë kur Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.

Ai e ka përmendur rastin e Kosovës derisa ka folur për pranimin e Gjibraltarit në UEFA, duke thënë se Gjibraltari është pranuar si anëtar i përkohshëm, ndërsa për pranimin e plotë pritet të merret një vendim i ri në Kongresin e ardhshëm të shtëpisë evropiane të futbollit. /Telegrafi/