LAJMI I FUNDIT:

KH Prishtina udhëton për në Luksemburg

KH Prishtina udhëton për në Luksemburg

Klubi hendbollistik i Prishtinës ka udhëtuar me optimizëm në Luksemburg dhe me epërsi prej katër golave. Prishtinasit shpresojnë ta mposhtin sërish Handball Eschin dhe të kualifikohen më tej.

Bardhekaltrit mund t’ia arrijnë qëllimit edhe nëse humbasin me tre gola dallim, pasi në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultat 28:24.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kam besim të madh në skuadrën time, andaj besoj se do të kthehemi me fitore nga Luksemburgu”, është shprehur trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, për gazetën Sport.


Ndeshja do të zhvillohet sonte (e shtunë) nga ora 20:30 në Luksemburg. /Telegrafi/