LAJMI I FUNDIT:

Talenti Dragusha i bashkohet Hajvalisë

Talenti Dragusha i bashkohet Hajvalisë

Njëri ndër talentët e rinj të Kosovës, Getoar Dragusha, i është bashkangjitur ekipit të Hajvalisë, pasi te Trepça hasi në disa mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit.

Mesfushori prishtinas ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me ekipin e Hajvalisë dhe këtë lajm e ka konfirmuar edhe bordi i këtij klubi, duke thënë se janë shumë të kënaqur me sigurimin e shërbimeve të Dragushës, i cili mund të luajë në të gjitha pozitat e mesfushës.

Ky lojtar së fundmi ishte pjesë e Trepçës, në të cilën luante si titullar. Mirëpo, gjatë fundit të stinorit u ftohën marrëdhëniet mes këtyre dy palëve dhe Dragusha vendosi të largohej nga klubi.

Ai është 18 vjeçar, ndërsa karrierën e ka filluar te KF Flamurtari, pastaj ka luajtur një kohë edhe për juniorët e Prishtinës. Ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/