LAJMI I FUNDIT:

Shënojnë Bunjaku dhe Kapllani

Shënojnë Bunjaku dhe Kapllani

Futbollisti kosovar Albert Bujaku i ka siguruar një pikë Kaiserslauternit në xhiron e 16 të Bundesliga 2, ndërsa gol ka shënuar edhe Edmond Kapllani i cili ndëshkoi Bochumit.

Në ndeshje kundër Regensburgut, Bunjaku shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, për të barazuar rezultatin në 1:1, ndërsa për mysafirët shënoi Haag në minutën e 14-të.

Më këtë pikë të fituar, Kaiserslauterni mban pozitën e tretë me 32 pikë, dy më pak se Braunschwieg në vendin e parë.

Në këtë xhiro ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani. Në fitoren 3:1 në udhëtim të FSV Frankfurtit kundër Bochumit, Kapllani ka shënuar në minutën e 54. /Telegrafi/