LAJMI I FUNDIT:

Kosova vitin e ardhshëm në Ligën Ballkanike

Kosova vitin e ardhshëm në Ligën Ballkanike

Bordi qendror i FIBA-së ka vendosur që Kosova të garojë në ligën ballkanike, por në vitin e ardhshëm.

“FIBA ka dhënë miratimin e saj ndaj kërkesave të FBK-së, mirëpo pjesëmarrja e ekipeve tuaja në asnjë mënyrë nuk mund të kuptohet ose të interpretohet si një para-pranim i Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA apo si një tregues i vendosmërisë për statusin e Kosovës, e cila nuk është njohur aktualisht nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Pjesëmarrja e ekipeve tuaja në Ligën Ballkanike do të hyjë në fuqi nga fillimi i edicionit të ardhshëm, në mënyrë që mos të prishet ecuria e edicionit aktual dhe për t’u mundësuar të gjitha palëve të përfshira në këtë ligë që të përshtaten me këtë ndryshim”.

“Ekipet dhe federata juaj nuk duhet të përdorin asnjë nga simbolet kombëtare, të tilla si emri, flamujt apo himni i vendit në një ngjarje ose aktivitet që lidhet me pjesëmarrjen e tyre në Ligën Ballkanike. Kjo vlen edhe për ndeshjet që luhen si vendës apo si mysafirë. Ekipet tuaja të regjistruara në Ligën Ballkanike do të luajnë vetëm me emrin e qytetit të tyre (p.sh. Prishtina)”, thuhet ndër të tjera në shkresën e sekretarit të përgjithshëm të FIBA-së, Patrick Baumann drejtuar FBK-së./Telegrafi/