LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Dënohet Zhegra

Hendboll: Dënohet Zhegra

Komisari i Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Faruk Mujka, ka marr vendimet lidhur me ndeshjen e ndërprerë, Zhegra-Prishtina, që u zhvillua ditë më parë në Gjilan.

Kjo ndeshje ishte ndërprerë në minutën e shtatë, pasi tifozët vendas sulmuan gjyqtarin, Ilir Bytyqi, i cili ndëshkoi me karton të kuq portierin vendas, Arbër Berisha, pasi ky ui fundit kishte faulluar Florim Hoxhën e Prishtinës jashtë zonës.

Takimi është regjistruar 10:0 në të mirë të Prishtinës dhe Zhegra është dënuar edhe me një pikë minus. Zhegra gjithashtu është dënuar me 300 euro dhe dy ndeshje pa shikues, pas sulmit të tifozëve vendas ndaj gjyqtarit. Komisari i Garave gjithashtu ka pezulluar trajnerin e Zhegrës, Erhan Shahinin, deri në marrjen e një vendimi.

Ndërsa ky i fundit ka deklaruar se do të ankohen për këto vendime.


“Ne do të ankohemi ndaj këtyre vendimeve. Në ndeshjen në Vushtrri, kemi marrë katër gola për dy minuta, ku kemi mundur të fitojmë ndeshjen. Nuk është hera e parë që po dëmtohemi ne. Nëse vazhdojnë me këso vendime ka gjasa të tërhiqemi nga Superliga e Kosovës në Hendboll”, ka thënë trajneri i Zhegrës./Telegrafi/