LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka gara në Ligën Ballkanike

Nuk ka gara në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina nuk do të garojë në Ligën Ballkanike. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv Shay Strick.

Edhe pse ditë më parë drejtori sportiv i Ligës Ballkanike (BIBL), Shay Strick, tha qartë në Kosovë se Sigal Prishtina prej 28 nëntorit do të startojë në garat e kësaj lige, një gjë e tillë përfundimisht nuk do të ndodhë.

Strick tani thotë se Sigal Prishtina nuk do të mundë të garojë në Ligën Ballkanike pa u pajtuar FIBA Bota dhe FIBA Evropa, organizata këto që duket e kanë detyruar Ligën Ballkanike ta ndryshojë vendimin, pasi kanë marrë ankesa nga Serbia.

“Të dashur miq, dëshiroj t’i sqaroj detajet rreth ekipit nga Prishtina, ku siç duket kishte disa keqkuptime. Siç e kemi cek, ky projekt është vetëm një ide dhe nuk do të realizohet pa u aprovuar zyrtarisht nga FIBA Bota dhe FIBA Evropa. Liga Ballkanike i ndjek në mënyrë strikte rregullat zyrtare të FIBA Botës dhe FIBA Evropës, andaj kurrë nuk do ta ndërmerr asnjë hap pa pranimin zyrtar nga ana e këtyre dy organizatave”, ka thënë Strick. /Telegrafi/