LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr kryesimin

Prishtina merr kryesimin

Skuadra kampione në fuqi, Prishtina ka shënuar fitore të lehtë në duelin e sotëm (e mërkurë) ndaj Lirisë, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 14-të në Raiffeisen Superligë.

Skuadra e Afrim Tovërlanit bëri një paraqitje më të mirë sesa prizrenasit, andaj me meritë i ka fituar tri pikë të reja, në luftën për titull të kampionit.

Bardhekaltrit kanë kaluar në avantazh në minutën e 5-të të takimit nëpërmjet Florim Bërbatovcit. Ndërsa, në minutën e 38-të vendasit e dyfishuan epërsinë me golin që e realizoi Liridon Latifi. Kurse, në minutën e 83-të prishtinasit e përfituan një penalti, të cilën e shndërroi në gol Besnik Krasniqi dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 3-0.

Kjo fitore e rikthen Prishtinën në krye të tabelës të paktën deri të enjten, kur lideri i deritanishëm Trepça ‘89 do të përballet me Hajvalinë.


Rezultatet e xhiros së 14-të në Raiffeisen Superliga:

Prishtina – Liria 3-0
Trepça – Vëllaznimi 1-0
Llamkos Kosova – Drenica 0-0
Hysi – Besa 1-1
Feronikeli – Drita 2-0
Hajvalia-Trepça ’89 (e enjte në orën 13:00).

/Telegrafi/